Kryeministri Edi Rama teksa paradite pati një bashkëbisedim me banorët e Korçës, ai u zhvendos më vonë në fshatin turistik të Dardhës dhe vizitoi edhe Ersekën.
Duket se kryeministri Rama nga ecja e shumtë në të gjitha këto vizita që ka kryer i janë prishur këpucët. Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”, ku tregon këpucët e “shqyera”.
“Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”, shkruan Rama krahas fotos.
Nuk e dimë nëse Edi Rama ka dashur të tërheq vëmendjem apo ka dashur të tregohet popullor, duke postuar një foto si kjo, aspak tipike për një kryeministër.





