Me një njoftim për shtyp, çifti i mirënjohur në Itali ka konfirmuar zërat për ndarjen që qarkullonin prej disa kohësh.
Moderatorja e njohur Michelle Hunziker dhe bashkëshorti i saj Tomaso Trussardi i kanë dhënë fund martesës pas 10 vitesh së bashku.
“Pas 10 vitesh së bashku kemi vendosur të modifikojmë projektin tonë jetësor. Impenjohemi të vazhdojmë me dashuri dhe miqësi rrugëtimin e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme. Ndarja jonë do të qëndrojë private. Nuk do të ketë komente të tjera në respekt të ruajtjes së privacisë së familjes sonë”,- shkruajnë në komunikatën për shtyp Hunziker dhe Trussardi.
Vajzat e çiftit Sole, 9 vjeçe, dhe Çeleste, 7 vjeçe, do jetojnë me nënën e tyre.
Merr fund kështu dashuria mes njërit prej çifteve më të njohur në Itali. Njohja mes tyre nisi në restorantin e Trussardit, ndërsa ata celebruan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2014.
Nuk dihen arsyet e ndarjes, por ndjekësit e tyre në rrjete sociale kishin vënë re prej kohësh mungesën e postimeve së bashku.
Mësohet se Michelle dhe Tomaso i kanë kaluar të ndarë pushimet e Krishtlindjes.