Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një person, i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Policia ka mundur të arrestojë Vasil Priftin, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA. Ai ka hyrë në Republikën e Shqipërisë përmes Rinasit.

Prifti ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.