Ajo është një nga yjet më të suksesshme dhe më të vlerësuara nga kritikët e Hollywood-it.
Nicole Kidman ka befasuar fansat e saj duke treguar se nuk e ka mbaruar shkollën e mesme.
Duke folur me prezantuesin e radios KIIS FM Kyle Sandilands, në një intervistë të transmetuar të martën, Nicole tha se ajo përfundoi vetëm vitin e 11-të.
Nicole zbuloi gjithashtu se dhe bashkëshorti i saj rocker Keith Urban, 54 vjeç, nuk e mbaroi as vitin e 10-të.
Nicole e përshkroi punën e saj si një “koncert i mirë”. “Nuk do të thotë që duhet ta mbaroja patjetër shkollën për të arritur deri këtu, apo jo? Ndoshta nuk është një promovim i mirë, por kjo është e vërteta ime..”– është shprehur Kidman.