Mëngjesin e ditës së sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry Grosjean, i cili foli për dy muajt pa artisten e njohur.
Ai tashmë jeton me djalin e saj, Gabriel, i cili tani ligjërisht edhe i biri i tij. Thierry u shpreh se ka qenë një përvojë shumë e keqe për të dhe Gabriel, por së bashku janë të fortë.
“Një përvojë shumë e keqe, sërish shumë e komplikuar për mua e Gabrielin. Por jemi të fortë, i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Por sërish dhimbja është aty për mua”-ka thënë ai.
Ai tregoi edhe që Hueyda luftoi për 18 muaj dhe nuk u dorëzua asnjëherë sëmundjes.
Gjatë këtyre 18 muajve ajo po luftonte. Jemi të gjithë krenarë për të, unë, mjekët dhe infermierët, jemi krenarë për luftën e saj. Ajo është një luftëtare e vërtetë. Është luanesha ime.
Thierry shpjegoi pse vendosi që trupi i këngëtares të prehej në Luksemburg.
“Të jem i sinqertë me ju është vendimi im. Sigurisht me miratimin e të gjithë familjarëve. Është përgjegjësi e imja. E kuptoj se perceptimin dhe mendimet që vijnë nga Tirana, por unë dua që ta mbaj pranë.
Çdo ditë unë shkoj dhe e vizitoj atë te varrezat. Për mua dhe Gabrielin është e rëndësishme ta kemi shumë pranë nesh. Asnjëherë nuk u dorëzua gjatë kësaj lufte po përballe. Luftonte e luftonte, e buzëqeshte deri në fund”-tha Thierry.