Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6”, Anaid Kaloti, ka zbuluar detaje rreth parashutave që kalojnë në Big Brother VIP.

Në emisionin ‘Expuls’, ai ka treguar se gjatë një bisede me një biznesmen, i është kërkuar dërgimi i disa parashutave për Arjolën.

“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta. Një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit. Ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit.

Edhe për Arjolën na kërkoi dhe ofroi shumë të madhe parash një biznesmen për ta surprizuar me 3 parashuta. Ai na tha që mamaja e tij e kishte shumë qejf dhe donte që t’i bënte një dhuratë”, ka thënë Anaidi.

Arjola është cilësuar si një nga konkurrentet më të forta të BBV dhe është përfolur shumë për historinë e saj prekëse të të kaluarës.