Një 75-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Lajmi është konfirmuar nga policia teksa trupi i pajetë i të moshuatit me iniciale R.B. është gjendur nga familjarët e tij.

Bëhet me dije se në trupin e të moshuarit nuk janë vënë re shenja dhune dhe se ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë 75-vjeçarin të merrte një akt të tillë ekstrem.

Nga ana tjetër policia është duke vijuar hetimet për ketë ngjarje.