Aktorja Arjola Demiri është bërë protagoniste në mediat rozë së fundi me historinë e saj dhe zhvillimet brenda shtëpisë së Big Brother VIP ku ajo konkuron për çmimin e madh.

Së fundmi, Arjola ka rrëfyer për Einxhel dhe publikun një episod nga jeta e saj si aktore.

Ky është një moment që Arjola tha se është paragjykuar nga familjarë e të afërm për një skenë filmi ku puthet me aktorin e shquar, Bujar Asqeriu.

“Bëra filmin ‘Njerka’, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë…. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”, është shprehur ndër të tjera Arjola Demiri.