Gjatë 24-orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 18869 raste të reja me Covid-19.

EODY bëri të ditur se 70 raste janë identifikuar pas kontrolleve në kufi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të evidentuara deri tani që prej fillimit të pandemisë është 1,742,363.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 81 vdekje, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë 22.366 raste fatale.