Një grua është gjetur e vdekur në një kanal mbrëmjen e djeshme, pranë një plantacioni me sera. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë. Pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçare është gjetur në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Viktima Fatime Suli ishte pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh. Viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore,q ë do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shendetit mendor dhe zihej e konflitohej me të gjithë banorët e zonës. Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.