Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani Hotit, ku një automjet tip “Citroen” me drejtues L. B., 19-vjeç ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujsesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.





