Sherret e bujshme mes Noizyt dhe Stresit duket se kanë marrë fund. Dy reperët kanë përmirësuar raportet dhe herë pas here nuk kanë munguar deklaratat e forta ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi në rrjetet sociale është bërë publike një fotot, ku dy këngëtarët shfaqen bashkë në tavlinën e një lokali.
Bashkë me ta është edhe Kozaku, por nuk dihet nëse ka qenë ky i fundit që i ka bashkuar reperët.
Javën e kaluar, Noizy i habiti të gjithë me deklaratën e tij në një emision, duke ia kërkuar Stresit si një vëlla të heqë dorë nga politika.