Pas paqes që bënë para disa muajsh, një foto e Stresit dhe Noizy-t në të njëjtën tavolinë, entuziazmoi fansat e reperëve. Fotoja u publikua nga një personazh i njohur i rrjeteve sociale Kozaku.
Megjithatë, asnjë prej reperëve nuk kishte reaguar. Por Stresi vendosi të “thyente heshtjen”, duke bërë një veprim që po ashtu i befasoi ndjekësit.
Ai e postoi foton në Instagram, me një mbishkrim epik. “Sa është rrit Kozaku”, shkruhet krahas dy fotove, të viteve më parë, dhe foton e shkrepur zë fundmi. Po ashtu në postim, reperi ka shkruar:
“Si su poqe kurrë. Dhe atëherë e postove pa pyt, dhe këtë herë pa pyt. Tregoni dashuri, jo urrejtje. King Zino”, shkruan Stresi.
Postimi ka marrë mijëra komente, ku nuk mungoi as ai i Noizyt. “Hahahahahahahaha” ka shkruar reperi, ndërsa ndjekësit i përgëzojnë që kanë bërë paqe.
Nga ana tjetër, fansat janë bërë kuriozë nëse dyshja kanë në plan për një bashkëpunim, i cili do të rezultonte një hit i vërtetë.