Qytetari që qëlloi në drejtim të lokalit në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër mbrëmjen e djeshme është arrestuar këtë të shtunë. Sipas policisë, pasi ka konsumuar alkool në lokal, ai është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

31-vjeçari Kristian Kroni, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së premtes. Pasi hapi zjarr në drejtim të lokalit në pronësi të Nikolin Dushajt, 31-vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u kapur nga policia këtë të shtunë.

Mbi Kronin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.