Përfshihet nga flakët një apartament në një pallat në lagjen nr.13 Durrës.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë mundur t’i vënë nën kontroll flakët dhe të shpëtojnë banesat ngjitur.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.