Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.
Teta u arrestua fillimisht pas dyshimeve për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, por më pas akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u nda nga të dyshuarit e tjerë.
Prokuroria deklaroi se motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko.