Rinis sot procesi mësimor, pas një ndërprerjeje 3 ditore, për shkak të motit të keq në vend. Ministria e Arsimit vendosi ditën e premte që të pezullojë mësimin duke nisur nga dita e hënë, deri të mërkurën, pasi parashikoheshin temperatura ekstreme të motit, deri në -17 gradë celsius.

Vendimi në fjalë përfshinte të gjithë arsimin parauniversitar në vend, publik dhe privat.

Ndërkohë, për kopshtet dhe çerdhet iu la vendimi bashkive përkatëse. Përballë këtij vendimi, ministrja e Arsimit pranoi publikisht se në disa shkolla mungesa e ngrohjes ishte një ndër arsyet që ato u kyçën përgjatë tri ditëve.