Polici vret me armë djalin e tij 24-vjeçar.

Ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, në Raffadali.

24-vjeçari Vincenzo Gabriele Rampello mbeti i vdekur nga plumbat e marrë.

Autoritetet italiane po hetojnë për të kuptuar arsyet që çuan babain të vrasë djalin e tij.

Gaetano Rampello, 57 vjeç, shërbente si ndihmës koordinator i policisë së shtetit në shërbim të Departamentit të 10-të Mobile të Katanias.

Rampello u arrestua nga kolegët teksa përpiqej të arratisej.