12 persona janë gjetur të vdekur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, “Hurriyet”.

Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta, ndërsa nuk kishin veshur as këpucë dhe as rroba të trasha që të përballonin të ftohtin e këtyre ditëve.

Sipas minitrit turk, ata janë kthyer mbrapsht nga rojet kufitare greke, të cilat më parë i kanë detyruar që të heqin këpucët dhe xhupat.

“Kjo është barbari. 12 emigrantë gjenden të ngrirë në mes të ftohtit pa këpucë dhe veshje të trasha. BE është pa zgjidhje”, shkruan ai në Twitter.

Deri më tani nuk ka ndonjë raportim në mediat greke për çështjen në fjalë, po ashtu as edhe ndonjë reagim nga autoritetet vendase.