Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë pushuar, por sërish në disa rrugë ka probleme me qarkullimin. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot është është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Po ashtu njoftohet se vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare, por në disa rrugë të tjera kërkohet përdorimi i zinxhirëve.

“Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë, në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta”, njofton ARRSH.

Po ashtu u bëhet thirrje të gjithë shoferëve që të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë.