Është ndarë nga jeta ditën e sotme detari Kostandin Lepri, një mjeshtër i njohur i Kantierit Detar.
63-vjeçari është ndarë para kohe nga jeta dhe hidhërimi ka pushtuar jo vetëm familjarët dhe të afërmit, por edhe të njohurit, miqtë e kolegët.
Për ndarjen nga jeta të Kostandin Leprit ka shkruar edhe Shoqata Mbarëkombëtare e Detarëve “Adrijon”.
“Është ndarë nga jeta detari Kostandin Lepri. Lamtumirë Kostandin!
I përjetshëm qoftë kujtimi yt.
Kostandini, ky njeri e profesionist i mirë, punoi për shumë vite mjeshtër në Kantierin Detar dhe mbas viteve 1990, punoi për shumë vite në anije të ndryshme private.
Ai do të mbetet model i një shoku, miku e kolegu, për detarët shqiptarë.
Të qoftë dheu i lehtë Konstandin!”,– shkruan shoqata “Adrijon” në rrjete sociale.
Varrimi i 63-vjeçarit do të bëhet ditën e mërkurë, në orën 10.00 në varrezat e reja të Durrësit.





