Një ngjarje e rëndë ndodhi para disa ditësh në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar vrau me thikë një 19 vjeçar grek Alkis Kampanos në zonën e Charilaou në Selanik.
Pas kësaj ngjarje, kanë nisur menjëherë hetimet pasi dyshohet se janë të përfshirë 12-15 persona që u larguan me tre makina pas krimit. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri banal mes tifozëve në Selanik.
Ndërkohë në pamje shihet qartë 23-vjeçari shqiptar, i cili futet në mjetin e bardhë dhe arratiset së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë.
Autori i këtij krimi makabër nuk ishte një emër i panjohur për policinë.





