Rreth orës 20:00 të së mërkurës, një dridhje toke ka goditur Italinë.

Sipas mediave të huaja, lëkundjet u ndjenë në veri të vendit rreth 25 kilometra nga Moderna dhe 10 kilometra nga Carpi Centro.

Siç është bërë e ditur, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo nëse ka të lënduar.