Në orarin e pikut të lëvizjes teksa të gjithë nxitojnë të ikin në punë apo të çojnë fëmijët në shkollë, qytetarët në Durrës u ndeshën këtë fillim jave me një trafik tejet të rënduar në mëngjes.

Në rrugën pranë pallatit të sportit në drejtim të Mauzoleumit ku dhe po kryhen punime, trafiku ishte shumë i rënduar rreth orës 08:00.

Çdo ditë kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve përballen me bori automjetesh në çdo orë të ditës, rrugë të bllokuara, mjete të rënda dhë autobusë që qarkullojnë në rrugë të ngushta, rotonda të stërmëdha dhe trotuare të gjera.

Prej muajsh, punimet që po realizohen në akset “Egnatia” (loti i dytë) dhe “Dëshmorët” po sforcojnë nervat e drejtuesve të mjeteve. Nga ana tjetër, shpesh kalimtarët detyrohen të ecin në anë të rrugës, sepse në trotuare po kryhen punime.