Policia e Durrësit informon se fatkeqësisht 32-vjeçari i plagosur në Durrës ka ndërruar jetë.
“Shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës“, bëri me dije policia.
Ngjarja ndodhi në orën 17: 20, në lagjen nr.16, ku pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.





