Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka është takuar sot me drejtues të grupseksioneve të zonës së Rrashbullit.

Dikur bastion i demokratëve, në vitin 2017, kjo njësi administrative regjistroi një nga rezultatet më të dobëta historike të së djathtës, pasi PD ishte forcë e tretë politike, pas PS-së dhe LSI-së.

Duket se fitoret që regjistronte PD në këtë zonë para vitit 2017 ka pasur parasysh edhe Paloka ndërsa shkruan:

“Sot me grupseksionet e Rrashbullit, me te angazhuara e me te gatshme se kurre per te rikthyer PD ne fitoret e bujshme”.

4 vite më parë, PD-ja arriti të ishte forcë e parë politike vetëm në komunën e Katundit të Ri, pasi në qytet dhe njësitë administrative Ishëm, Sukth, Manzë dhe Rrashbull humbi goxha territor dhe arriti të marrë vetëm 4 deputetë.  

Sot me grupseksionet e Rrashbullit, me te angazhuara e me te gatshme se kurre per te rikthyer PD ne fitoret e bujshme.

Posted by Edi Paloka on Saturday, January 23, 2021