Vazhdon operacioni i shpëtimit në tragetin Euroferry Olympia që u përfshi nga flakët në afërsi të Korfuzit.
Një i ri u gjet i gjallë mëngjesin e së dielës duke rritur shpresat për të mbijetuarit e tjerë.
I mbijetuari lituanez i gjetur në skajin e Euroferry Olympia mund të shihet në foton e mëposhtme duke zbritur shkallët e anijes, ku oficerët dhe shpëtimtarët e presin më poshtë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Kiryl Kirylenka, drejtues i kamionit me numër regjistrimi LOU 338, ky i fundit iu tha shpëtimtarëve: ‘Kam dëgjuar zëra të tjerë’.
Autoritetet besojnë se gjatë ditës ka një probabilitet të lartë për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur pasi sipas informacioneve të Newsbomb.gr ka pasur një pikë në anije ku mund të merrnin frymë.
Pasagjeri lituanez dyshohet se është ngjitur vetëm në kuvertë dhe prej andej ekuipazhet e kanë zbritur.





