Ekipi durrsak ishte i plotë në seancën e djeshme pas fitores ndaj Kastriotit. Teuta zbriti në fushë e ndarë në dy grupe.

Lojtarët që u aktivizuan të mërkurën zhvilluan një stërvitje shkrythëse, ndërsa pjesa tjetër u përgatit normalisht, duke marrë ngarkesë.

Me grupin janë bashkuar mbrojtësi i majtë, Xhekson, i cili është afrimi i fundit i Teutës.

Edhe Plaku e ka kaluar dëmtimin dhe pritet të jetë në stol në ndeshjen e së hënës ndaj Partizanit.

Pra, trajneri Martini do të ketë edhe dy forca të reja në dispozicion me të kuqtë, ku shpresohet të merret fitorja e dytë në shtëpi.