Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar për takimit që pati sot kreu i këtij institucioni Arben Kraja, me kryetaren e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, Jorida Tabakun.
Sipas njoftimit zyrtar, takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku, ndërkohë që theksohet se Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratorëve, ngado që të vijnë.
SPAK siguron se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjithë palët.
NJOFTIM:
Sot me datë 21 Shkurt 2022 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.
Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.
Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjithë palët që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet.