“Asnjë votë e PD-së të mos mbesë pa u hedhur në kuti më 25 prill”.

Kjo ka qenë porosia e dhënë nga drejtuesi politik Edi Paloka gjatë takimit me drejtues të grupseksioneve në Durrës.

Për demokratët duket se çdo votë do të jetë shumë e vlefshme dhe PD, duke nxjerrë mësime edhe nga zgjedhjet e 4 viteve më parë, do të angazhohen për të nxjerrë në votime këdo që kërkon ndryshimin dhe beson në programin e së djathtës.

“Pa eufori e pa neglizhencë, asgje nuk e zvogëlon fitoren!”,- shkruan Paloka.

Edhe sot vazhduam me grupseksionet ne Durres. Asnje vote e PD nuk duhet te mbetet pa u hedhur ne kuti me 25 prill. Pa eufori e pa neglizhence, asgje nuk e zvoglon fitoren!

Posted by Edi Paloka on Friday, January 22, 2021