Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg ish-efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.
63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
Ish-efektivi i policisë Kol Kola u arrestua nga pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare.