Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku një automjet i tipit “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe janë në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2022,  në aksin  rrugor  Vlorë – Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, automjeti tip “Ford”,  me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me  një shtyllë betoni , ku si pasojë  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.