Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës, ku në pjesën e parë të ditës pritet të kemi mbizotërim të kthjellimeve përgjatë vijës bregdetare dhe zonës së ulët.
Por në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat e lehta të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.