“Kanë dalë me kërkesa a thua se sapo kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë informacion për ngjarjet në Tokë”, kjo ka qenë përgjigjia e kryeministrit Edi Rama ndaj 9 kërkesave të Shoqatës së Biznesit të parashtruara ditën e sotme.
Kryeministri tha se në një situatë të tillë, kërkesat e vendosura nga ana e kësaj shoqate i dukeshin të pakuptimta dhe sikur nuk kishin lidhje me realitetin, duke sjellë në vëmendje gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen vendet sidomos pas luftës në Ukrainë.
Kryeministri, Edi Rama:
Ka një valë të inflacionit të shoqëruar me rritjen e cmimeve si një pasojë e rikthimit të fuqishëm të ekonomisë pas mbylljes dhe shtrëngimit nga pandemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim se nuk është se i kemi parë të gjitha vendet pa përjashtim që nuk e kemi prekur cmimin e energjisë.
Në të gjitha komunikimet që kam pasur me kolegët në vigjilje të samitit dhe në takimet në Mynih, cështja themelore kanë qenë të energjisë. Ne jemi zotuar që do të bëjmë cmos për ta mbajtur nën kontroll cmimin e energjisë dhe për goditjen psikologjike që sjell në tërësi, sidomos për familjarët dhe biznesin e vogël.
Më vjen shumë keq që një grup përfaqësues i biznesit ka dalë me kërkesa a thua se sapo kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë informacion për ngjarjet në Tokë. Shpresoj të ketë qenë një moment lajthitje se të dalësh sot e të kërkosh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë ka filluar të rrotullohet në hijet e Europës, vetëm këtu mund të bëjë vaki.