Blerina Rrapushi nga Vlora, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, që e kishte lënë prej katër vitesh në gjendje tejet të vështirë, u përcoll sot për në banesën e fundit.

Një video pikëlluese po qarkullon në rrjet, ku shihet se për varrosjen e 38-vjeçares është përdorur një vinç.

Gjithashtu, i rëndë është fakti që ajo nuk është vendosur brenda një arkëmorti, por vetëm e mbështjellë me një çarçaf të bardhë, raporton “DurrësLajm”.

38-vjeçarja peshonte 450 kg dhe nuk lëvizte dot as për nevojat personale, por pavarësisht apeleve për ta dërguar jashtë Shqipërisë për mjekimin e sëmundjes së saj, elefantizmin, ajo nuk ia doli dot.

@mi_streci_doravet_2

💔💔😭😭😭😭💔💔💔💔💔💔😭😭🙏🙏🙏🙏 BLERINA

♬ original sound – XHOII_VLORA_OFFICIAL 🇦🇱 👌🏻