Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 me orën lokale (15:00-06:00 GMT).

Kjo masë hyn sot në fuqi, duke zëvendësuar shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në 07:00 të këtij mëngjesi.

Kryebashkiaku ka paralajmëruar në “twitter” se “Të gjithë civilët në rrugë gjatë shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”.