Policia e Shtetit bën bilancin e punës përgjatë një jave në mbarë vendin.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 478 persona në total. Nga këta 152 janë arrestuar, 297 janë proceduar penalisht. Gjithashtu 29 persona janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 27 persona në kërkim. Nga këta 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “Last Chance”, “Crypto-currency”, “Legalizimi i fundit”, “Selita”, “Diesel”, “Fati i lojërave”, “Lastra”(2 raste), “Fraud”, “Shooting”, “Nacional”, “Heshtja”, “Ishulli”, “Border”, “Ice”, “Poker 2”, “Gambling”, “Smuggling”, “Kepi i Vozajve”, “Dërmënasi”, “Green seed 2”, “Remote”, “Basti i fundit”, “Perimetri” (2 raste), “Vinjolli”, “Ndëshkimi” dhe “Tregu”.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë gjahu, mina me telekomandë, armë të ftohta dhe municion luftarak), janë evidentuar 22 raste.

•Janë sekuestruar 9 armë zjarri, 5 armë gjahu, 3 mina me telekomandë, 4 thika, municion luftarak.

•Gjithashtu janë sekuestruar 92 kg Cannabis, mijëra fara Cannabis, 5 peshore elektronike,  një sasi heroinë dhe kokainë, 20 automjete dhe 35 aparatë celulare.

•Është sekuestruar një laborator për prodhimin e kripromonedhave, pajisje që shërbejnë për falsifikimin e kartëmonedhave, tavolina pokeri, monitor për lojëra fati, çipsa, si dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë, euro e paund.

•Janë evidentuar dhe goditur 43 raste të krimeve mjedisore.

•Janë evidentuar e goditur 13 raste të organizimit të lojërave të fatit.

•Janë evidentuar dhe ndjekur ligjërisht 27 raste të dhunës në familje.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 40 raste.

•Në fushën e Krimit Ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të policisë.

•Janë evidentuar dhe goditur 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia Rrugore: 

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 441 leje drejtimi, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe gjithashtu për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

•Janë arrestuar 64 drejtues mjetesh, nga këta: 37 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vendosur 15.439 masa administrative.

•Gjithashtu, janë goditur 5 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

Gjatë javës janë kapur 10 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Është goditur një rast tentative për trafikim të lëndëve narkotike dhe një rast i mitdhënies.

•Janë proceduar 8 persona për veprën penale “Kalim i Paligjshëm i Kufirit”, 1 person për “Trafikim të mjeteve motorike” dhe 2 raste për veprën penale “Falsifikimit i dokumenteve”.

Gjatë një jave nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë 252.095 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 93.043 automjete.

Policia e Shtetit vijon operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me strukturat e policisë dhe në vijim të kësaj, fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë. Policia e Shtetit garanton për qytetarët anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.