Kryebashkiaku i Kievit thotë se qyteti është tashmë i rrethuar nga forcat ruse. Duke folur për Associated Press, Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për të evakuuar civilët në rast se trupat ruse vënë nën kontroll kryeqytetin.
“Nuk jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë, sepse jemi të bllokuar. Momentalisht na kanë rrethuar”, tha ai.
Në qytet raportohet se dëgjohen zhurmat e sulmeve ajrore dhe banorët pritet të përballen me një tjetër natë nën kërcënimin e tyre.





