“Nga lashtësa deri më sot, Durrësi mbetet porti më i lakmuar në Ballkanin Perëndimor. Por për ne durrsakët, është shtëti dhe shtëpia ka Zot’!

Kështu e nis fjalën e tij në këtë video-mesazh drejtuar qytetarëve durrsakë, Ardian Muka, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Durrësit.

Muka thotë se këtu kemi familjet tona dhe se Durrësi është qyteti i emocioneve të para, nga fëmijëria tek të qenurit prind, ku ka hedhur hapat e parë drejt suksesit si sipërmarrës, duke punuar krah për krah me bashkëqytetarët e tij.

“Durrësi është shtëpia e dytë për bashkëkombasit tanë dhe pushuesit e huaj, por vuan prej vitesh nga keqadministrimi i bashkisë.

Si urbanist, unë e neverisë kaosin urban dhe farsën e rindërtimit që ka shkaktuar Edi Rama në Durrës. Na la pa kryebashkiak dhe tani kërkon të na lërë dhe pa port”.

Muka ka një thirrje për votuesit durrsakë që do t’i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kreun e bashkisë:

“Prandaj unë ju bëj thirrje si durrsak, si njëri prej jush: ta ndërrojmë këtë realitet që largon të rinjtë nga prindërit e tyre.

Më 6 mars, unë do t’jua kthej bashkinë juve.

Vota për Shtëpinë e Lirisë, është votë për opozitën e vërtetë.

Është votë për shpresë, ndryshim, fitore!”