Sipas MeteoAlb, vendi ynë vijon të jetë në prezencën e motit të vranët në pothuajse gjithë 24 orëshin, ku vranësirat do të zhvillohen përkohësisht, duke sjellë në territor reshje.

Reshjet e shiut do të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë flokë dëbore. Parashikohet që herë pas here të kemi dhe intervale ne kthjellime në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verlindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.