Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë publik bilancin e fundit nga dita e pestë e luftës nga agresori rus.

Referuar të dhënave të publikuara, janë vrarë 5,300 ushtarë rusë në katër ditët e para të luftës.

Sipas tyre, 191 tanke, 29 avionë dhe 816 transportues të blinduar të personelit ushtarak janë shkatërruar nga forcat ukrainase. Po ashtu, janë shkatërruar dhe pesë sisteme ajrore luftimi.