Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës kanë nisur bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës.

Janë publikuar dhe pamjet nga ambientet ku po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve.

Zyra e presidentit ukrainas thotë se dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky.