Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët në Durrës, ku dhe ka akuzuar kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako për pjesëmarrje në afera korruptive.

Berisha tha se Sako kishte firmosur dokumentin se ndërtesa e Kavalishencës (Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme) ishte godinë e sigurtë pas tërmetit të rënë në shtator të vitit 2019.

Pas këtij vendimi të firmosur nga Sako, në këtë godinë janë strehuar të paktën 120 kursantë. Në nëntor, pas tërmetit godina u shemb dhe i mori jetën kryekomisarit Bajram Hajdarmataj.

Ai shtoi se kryebashkiakja e Durrësit minimalisht duhet të ishte në gjyq.

Këtu kam një shkresë, që është me firmën Kryetari i Grupit të Inspektimit. Firma është zonja Sako, kryetare. Ja ku e keni. Çfarë thotë shkresa: për hotelin e Ministrisë së Brendshme. Shkresa thotë: ‘Hoteli nuk ka, dëme strukturore nga tërmeti i shtatorit. Më pas Plarent Ndreca dërgoi aty 120 kursantë. Zoti i shpëtoi ata, i ka shpëtuar Zoti. Unë nuk kam asnjë simpati për Plarent Ndrecën, ju e dini vetë, por nuk mund të them se ai u bazua në këtë ekspertizë, gjë të cilën nuk e firmosi kryetarja e bashkisë që ishte në atë kohë, zonja Sako.

Ata për fatin e tyre janë sot gjallë, kurse një oficer i lart ju e dini që mbeti nën rrënojat e godinës. Tani më thoni ju mua, ku është vendi i saj? A është të paktën në gjykatë apo s’ka përgjegjësi për këtë firmë?“, tha Berisha.