Ende pa përfunduar mirë takimi mes palës ukrainase dhe asaj ruse përgjatë kufirit me Bjellorusinë, Sky News raporton se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Autoritet lokale menjëherë kanë aktivizuar alarmin që paralajmëron sulmet ajrore të Rusisë.

Madje janë publikuar pamje nga qyteti i Kievit, ku shihet sesi qielli shndrit nga një bombë e fuqishme, që bie duke pasuar një shpërthim të madh.