Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 18-vjeçar i identifikuar me inicialet E.C duke drejtuar një automjet tip “Benz’, ka përplasur për vdekje 56-vjeçarin, shtetasin me inicialet A.G, i cili po udhëtonte me motomjet.
Pas aksidentit të rëndë, 18-vjeçari ka ikur nga vendngjarja, por forcat e policisë e kanë gjetur dhe e kanë shoqëruar në komisariat, ku do kryhen procedurat e mëtejshme.
Njoftimi i Plotë:
Divjakë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe:





