Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur në një videolive në seancën e mbajtur nga Parlamenti Europian.
Gjatë fjalës së tij, Zelensky tha se ajo çfarë po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe se ukrainasit po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre.
“Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas”, u shpreh ai.
Volodymyr Zelensky gjithashtu theksoi se Rusia po synon fëmijët ukrainas, ndërsa i bëri thirrje Parlamentit Europian të provojë se është me Ukrainën dhe se janë evropianë të vërtetë.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij eurodeputetët u ngritën në këmbë për ta duartrokitur.





