Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës.
Krimi makabër ndodhi më 14 shkurt të 2019-ës, kur viktima u vra me armë zjarri nga Dashamir Xhepa, i cili më pas e hodhi trupin e pajetë në ferrat e një prej kodrave në liqenin e Sharrës.
Shkak për vrasjen u bënë motivet e xhelozisë. Dashamir Xhepa u dënua për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
49-vjeçarja Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve dhe prej 10 vitesh bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta.





