Bashkimi Evropian ka hequr bankat ruse që i nënshtrohen sanksioneve nga SWIFT.

Shtatë huadhënës të mëdhenj në vend janë shënjestruar, duke përfshirë VTB, Rossiya, Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Sovcombank dhe VEB.RF.

Banka më e madhe ruse, Sberbank, nuk është në listë për momentin. Lajmi u bë i ditur në gazetën zyrtare të BE-së të mërkurën.

Bankat tani kanë 10 ditë për të ndaluar operacionet e tyre SWIFT. Sipas një zyrtari të lartë të BE-së, ata në listë u përzgjodhën bazuar në lidhjet e tyre me qeverinë ruse.

“Të gjitha këto banka që kemi renditur nën SWIFT… janë të gjitha [të përfshira] bazuar në lidhjen e tyre me shtetin dhe lidhjen e nënkuptuar me përpjekjet e luftës. Ne nuk kemi shkuar për një ndalim të përgjithshëm në të gjithë sistemin bankar”, tha zyrtari.