Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar me pushtimin rus të Ukrainës.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama iu është kundërpërgjigjur zërave kritikë se qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për Ukrainën.

REAGIMI I RAMËS

Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!