Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë sërish sot në protestë kundër projektit të ‘Unazës së Madhe’.

Në një prononcim për mediat ata shprehen të vendosur të mbrojnë banesat e tyre duke e cilësuar projektin si vepër kriminale të shtetit.

Një prej tyre tha se ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lënë në harresë fëmijet e kësaj zone, të cilët sipas tij po përjetojnë trauma për gjithë jetën.’


“Nuk kanë sjellë asnjë psikolog”-u shpreh ai.

Një tjetër banor tha se situata e krijuar këtu është akoma më e rëndë se ajo e Ukrainës, duke shtuar se asnjë pushtues nuk do kishte vepruar siç po bën shteti me popullin e tij.

Keni krijuar plagë sociale, me këto projekte të fshehura. Kjo plagë do bëhet aq e madhe sa nuk do ketë Zot që e shëron. Mos krijoni kaos ose në këtë zonë mos u dukni fare.

O ministrja Kushi me ty po flas, shihe këtë fëmijë! Pse ajo nuk pos jell psikologë, janë me mijëra fëmijë të cilët po marrin trauma për gjithë jetën. Ti je ministre e diktaturës, këta banorë sot nuk quhen shqiptarë se nuk kanë dhënë nga 5 mijë euro te sekserët e Artan Lames. Ky është genocid, në 30 vjet demokraci institucionet e shtetit kanë qenë Pazar, nuk merr dot një certefikatë pa lekë”-tha një nga banorët.

“Ne jemi më keq se Ukraina, as një pushtues nuk e bën këtë, të na nxjerrin me gaz lotësjellës jashtë.Ku jeni o analista që punoni me 17 mijë euro? Mediat i ka blerë mafia. Mua më dhemb shpirti kur i shoh këta banorë. Askush nuk po merret me thelbin, si u kryen legalizimet dhe si trafikantët ndërtuan pallate”-u shpreh një tjetër.